Transmetuar më 02-04-2020, 14:59

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka kujtuar masakrën e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, kur u vranë katër të rinj të pafajshëm.

Basha thotë se sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim.

Me anë të një postimi në Twitter, lideri i opozitës shkruan se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut,

4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit”, thotë Basha. /a.y/noa.al