Transmetuar më 02-04-2020, 16:25

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese te caktuara nuk do të paguajnë qira.

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti shkruan në “Tëitter” se kur vjen puna tek pagesat e faturave të dritave, apo të ujit kryeministri Rama nuk toleron se i duhen lekët por qiratë thotë mos i paguani.

“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.

Rama jep zgjidhjen e qirave për ata që kanë ndalur punën, mundësi dhe atyre që punonin në të zezë