Transmetuar më 02-04-2020, 18:44

Kosova ka regjistruar vetëm një rast të ri me koronavirus gjatë orëve të fundit.

Në një njoftim të bërë publik, IKSHPK ka konfirmuar se përfundoi testimi i 58 personave të dyshuar gjatë pasdites.

Pacientja është nga Korisha e Prizrenit, por nuk dihet ende si u infektua.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 126, ndër të cilët një person ka ndërruar jetë.

Ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është dhjetë.

Njoftimi i plotë

NJË RAST I RI ME COVID-19!

Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!