Transmetuar më 02-04-2020, 19:35

Dhjetëra qytetarë shqiptarë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë edhe këtë të enjte.

Emigrantët ndodhen në tokën neutrale, pasi nuk u lejuan nga autoritetet shqiptare të kalojnë kufirin, pavarësisht se kishin marrë vulën nga pala greke.

Sipas burimeve, autoritetet tona kufitare janë duke biseduar me homologët grekë për ndalimin e hyrjeve që në tokën greke. Gjë e cila deri tani nuk është pranuar nga policia kufitare e vendit fqinje.

Policia në Kapshticë ka vendosur dy makina në vijën ndarëse të kufirit me Greqinë, duke mos lejuar asnjë shqiptar t’i afrohet doganës.

Edhe një ditë më parë, më shumeë se 50 shtetas shqiptarë kaneë pritur për gati 10 orë në Kapshticë e janë lejuar të hyjnë në Shqipëri  vetëm në orët e pasdites, ku i prisnin familjarët e tyre të ardhur nga disa qytete të vendit.