Transmetuar më 02-04-2020, 20:32

ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sonte se shifrat e publikuara për rastet e personave të prekur nga COVID-19 dhe personat që kanë humbur jetën, nuk janë ato të saktat. Kurse shtoi sr testet e pakta që po bëhen, janë pjesë të planit të qëllimshëm të Ramës për të censuruar shifrat e vërteta ndërkohë që testimi masiv shpëton shumë jetë.

Sipas Berishës shifrat në Shqipëri për të infektuarit me covid-19 janë të manipuluara. Berisha tha se ka të dhëna se kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën 10 herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Sali Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv….

Gjithashtu ish-kryeministri në intervistë sonte në Abc News, hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.

“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha.

Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?

Berisha: Në Shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vdekurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.

Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?

Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste.

Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi në kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politikë, por po them të vërtetën për qytetarët.

🔴 Live | Ish-Kryeministri, Sali Berisha, me gazetaren Mirela Milori ne ABC News

🔴 Live me gazetaren Mirela Milori ne Abc News Albania

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 2 avril 2020

Çfarë po ndodh me testet?

Berisha: Ndrikull hajni i tha qytetarëve se po përdorim metodën e vjetër të OBSH, por kjo metodë ka 15 ditë që ajo e ka hedhur poshtë.

Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vdekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vdekshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi: Pse ka një gabim fondamental në parim këtu? Çfarë bën bota? Sot të gjithë ata të cilët manifestojnë shenja të dyshimta për Covid dhe që dalin negativë, në Shqipëri shpallen si jo të sëmurë. Këtyre nuk u bëet Check up-i nuk testohen sërish. Kurse në botë ata që prezumohet të kenë Covid u bëhën Check up-ët dhe u bëhët testi disa herë.”

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se të sëmurët u mbajtën me qëllim të fshehur dhe “zëdhënësja militante” sipas tij e deklaroi rastin zero pasi mbaroi kongresi. Sipas tij “rastet zero” kishin kohë që ndodheshin në vend.

Sipas Berishës, është dhënë urdhër që çdo ditë, të jetë i përcaktuar numri i personave që shpallen të vdekur apo të infektuar.

” Nuk dyshoj tek shifrat që jep Infektivi, por të vdekurit e tjerë të patestuar mbeteb jo Covid…”