Transmetuar më 02-04-2020, 22:21

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në "Opinion" ka folur pë aktin normativ të qerave, duke thënë se jemi në një kohë lufte dhe ku sipas tij "gjithkush duhet të heqi diçka nga vetja".

I pyetur nga moderatori i emisionit Blendi Fevziu, nëse vendimi i tij për qeratë do të rrezikonte një përplasje mes qytetarëve shqiptarë, Rama tha:

“Shqiptarët janë njerëz solidarë, janë njerëz që kuptojnë dhe mirëkuptojnë. Një grusht nuk bën as shumicën dhe as karakterin e shqiptarëve. Patjetër mund të ketë një grusht. Pikërisht se janë këta njerëz ka dalë akti normativ. Le ta provojnë që të kacafyten.

Kjo është një kohë lufte ku gjithkush duhet të heqi diçka nga vetja. Shumica dërrmuese e qeradhënësve duhet ta shohin këtë, jo vetëm nga njerëzillëku dhe solidariteti, por edhe në mënyrë pragmatike. Pse do ta nxjerrësh ti një biznes që është sot i ndaluar të punojnë, kur ti nuk ke mundësi të gjesh të vij një biznes tjetër”./a.k/noa.al/