Transmetuar më 02-04-2020, 23:51

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli këtë mbrëmje në emisionin “Open” ku tha se ekonomia në vend do të pësojë goditje negative.

Sejko tha se edhe ekonomia shqiptare do të goditet nga kjo krizë e shkaktuar nga koronavirusi.

“Fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është negative.

Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe Eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë.

Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative,”- tha Sejko. /a.k/noa.al/