Transmetuar më 03-04-2020, 09:21

Në këto ditë të vështira nga koronavirusi ku i gjithë vendi është në shtetrrethim, nuk mungon shitja e lëndëve narkotike. Operacioni “Porcion” është finalizuar dhe janë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike.

Policia vuri në pranga 32-vjeçarin e identifikuar me inicialet M.B., banues në Vlorë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, seksioni për hetimin e narkotikëve në Vlorë mësoi se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, dyshohej se shpërndante lëndë narkotike me automjetin e tij.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti 45 doza të vogla lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë. Droga e fortë, së bashku me automjetin dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"./a.m/noa.al