Transmetuar më 03-04-2020, 10:07

Operacioni policor i koduar “Uznova” në Berat ka vënë në pranga tre persona, të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi i personave të identifikuar si: A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit A. Gj., ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak.

A. Gj. ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur 33-vjecarin e identifikuar si L.Z., me mjete të forta për motive të dobëta.

Ndërsa 23-vjecari i identifikuar si R. A., ishte  dënuar më parë për dhunë në familje. Ndërkohë është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’ në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Vjedhja"./a.m/noa.al