Transmetuar më 03-04-2020, 12:16

Gjykata e Apelit ka caktuar datën 9 prill për seancën e ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Ish-ministri Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 3 vite e 4 muaj e më pas u konvertua në shërbim prove. Sipas gjykatës ka prova që tregojnë një situatë marrëdhëniesh të qëndrueshme mes Tahirit dhe Moisi Habilaj.

Por, duket se kjo nuk është pranuar nga Prokuroria, e cila apeloi vendimin e gjykatës dhe në 9 prill do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore.