Transmetuar më 03-04-2020, 13:05

Ky është momenti i tmerrshëm kur një turmë e zemëruar tentoi të qëllonte mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë me gurë ndërsa ata po kërkonin pacientë të infektuar me Covid-19 në Indi.

Sipas medieve të huaja, dy punonjës të shëndetit, të veshur me pajisje mbrojtëse, u filmuan duke ikur ndërsa turma i ndoqi ata në një rrugicë të ngushtë në rrethin Tattpatti Bakhal në Indore, të mërkurën.

Kjo pasi që banorët e zemëruar hodhën gurë dhe jo vetëm në drejtim të punonjësve të shëndetit. Si pasojë, thuhet se dy mjekë u plagosën në sulm dhe duhej të shpëtoheshin nga policia.

“Ne po kërkonim për të dyshuar të prekur me koronavirus gjë që zemëroi banorët e zonës dhe ata filluan të na ndiqnin duke hedhur gurë”, tha një prej mjekëve.

Ndërkohë burimet lokale kanë thënë se sulmi ishte për shkak të një keqkuptimi në lidhje me përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit, shkruan ndtv.com. Ndërsa oficerët në stacionin e policisë Chhatripura thanë që katër persona janë arrestuar që atëherë.