Transmetuar më 03-04-2020, 17:59

“Individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera, do jemi ne që do i mbështesim për këtë periudhë”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, duke premtuar subvencione, ashtu sikundër tha se do të mbështeten me subvencion edhe bizneset e vogla “që sigurisht nuk do e paguajnë qiranë deri në limitin e vendosur”.

Ai shtoi se kur të përballen me qiradhënësin nuk do të lihen vetëm.

“Sigurisht do subvencionojmë jo të gjithë masën e qirasë, por sipas kategorive që duhen përcaktuar mirë. Buka ndahet, shqiptari e ndan bukën dhe për bukë shqiptari nuk ka vdekur kurrë, asnjëherë dhe as ka për të vdekur, kjo është pak fare, por e sigurt”, deklaroi Edi Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE