Transmetuar më 03-04-2020, 19:00

Kryeministri Edi Rama flet për skenar më të keq viktimash se Bergamo në Itali dhe Irani, në rast se hapen kufijtë.

Në komunikimin e pasdites së sotme në Facebook, ai tha se ndihet keq, sa herë që u duhet t’iu thotë shqiptarëve të mbetur jashtë se nuk do mund të kthehen në atdhe.

Gjithçka e argumentoi me fjalët: “Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq, Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë”.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo është lufta e tretë Botërore dhe se edhe NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE