Transmetuar më 04-04-2020, 15:36
Foto ilustruese

Teksa kufizimi i orarit të lëvizjes në ditët e emergjencës së koronavirusit, detyron lëvizjen vetëm në një orar të caktuar dhe me autorizim, së fundmi nisin zgjidhje të ndryshme për të lëvizur më shumë.

Rasti më i fundit vjen nga Shkodra ku një person i cili përdorte dokument të falsifikuar të policisë europiane, për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, duke u arrestuar.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave kufizuese, nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancëi Z. Gj., 42 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’, u ndalua nga shërbimet e policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje.

42-vjeçari u ka paraqitur punonjësve të policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Por nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.

Gjithashtu, është ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me të arrestuarin.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE