Transmetuar më 04-04-2020, 23:43

Në kohën kur koronavirusi po përhapet në mënyrë shqetësuese në mbarë botën dhe ku mesazhi kryesor është distancimi social, ka edhe nga ata që nuk duan t’ia dinë.

Policia tajlandeze ka arrestuar një grup turistësh britanikë, amerikanë dhe australianë në një festë të “shthurur” me drogë dhe femra, gjë e cila bie në kundërshtim me rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në këtë vend.

Mësohet se 9 meshkuj u kapën në flagrancë nga policia nën shoqërinë e pesë vajzave tajlandeze, në ishullin Phuket të Tajlandës.

Edhe pse ishulli është një nga vatrat kryesore të koronavirusit në Tajlandë, kjo nuk i ka penguar të rinjtë që të zhvillojnë origjinë dhe të konsumojnë sasi të tepërta droge.

Kanë qenë banorët ata që kanë informuar policinë lokale, të cilët janë ankuar për zhurmën e lartë./a.k/noa.al/