Transmetuar më 05-04-2020, 00:04

Trajneri spanjoll Luis Enrique, është protagonist në një video emocionues të publikuar nga Federata e Futbollit të Spanjë, për shkak të situatës serioze, krijuar nga koronavirusi.

Përmes kësaj videoje, Luis Enrique, ka dërguar mesazhe te të gjithë bashkëkombasit e tij, që së bashku ta mundin edhe këtë armik të padukshëm.

“Së bashku do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, është mesazhi kryesor i kësaj videoje.

"Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrfikës. Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë", thuhet në mesazhin e videos.

Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

“Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera. Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin drithërues.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, ku kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona, ndersa janë infektuar mbi 100 mijë./a.k/noa.al/