Transmetuar më 05-04-2020, 02:00

Një aksidentin zinxhir me 22 kamionë të përplasur në seri dhe me dy viktima ka ndodhur në afërsi të qytetit Harmanli në autostradën E-80 të Bullgarisë.

Sipas mediave vendase në këtë aksident kanë humbur jetën një shofer turk dhe një bullgar. Siç shihet edhe nga fotot në këtë aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë, i një biznesmeni nga Elbasani.

Ndërkohë sipas mediave në Bullgari të paktën 40 persona janë plagosur ku tre prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital. Nuk ka të dhëna nëse janë lënduar shtetas shqiptarë.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i fortë. Zyra e Prokurorit të Qarkut Haskovo njoftoi se ka filluar një hetim mbi këtë aksident.