Transmetuar më 05-04-2020, 10:52

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Kosova. 95 persona që qëndronin të izoluar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të kthyer në karantinë, kanë rezultuar negativë në testin e koronavirusit.

Mjeku infeksionist Izet Sadiku ka konfirmuar se grupi do të lirohet ditën e sotme për t’u kthyer në shtëpi.

Ai tha se ky është grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.

Institutii Shëndetit Publik në Kosovë thotë se deri tani janë evidentuar të infektuar me koronavirus, 140 persona, ku 23 janë shëruar dhe një ka vdekur./a.m/noa.al