Transmetuar më 05-04-2020, 12:35

Kryedemokrati Lulzim Basha ke ka cilësuar akt kriminal mbylljen e kufirit për dhjetëra shqiptarët e bllokuar në tokën neutrale Shqipëri-Greqi.

Në një reagim në Twitter, Basha tha se qeveria shqiptare duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e cdo shqiptari.

“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari”, shkroi Basha.

Reagimi i Bashës erdhi pas raportimeve se 50 emigrantë shqiptarë po presin prej më shumë se 20 orësh në tokën neutrale./noa.al