Transmetuar më 05-04-2020, 13:10

Disa drejtues automjetesh, këmbësorë dhe tregtarë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Nuk kanë munguar as rastet kur shoferët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet R.H., banues në Tiranë kishte marrë autorizim për lëvizje, por drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.19 mg/l.

Policia ka gjobitur me 10.000 lekë 154 shtetas që lëviznin me këmbë apo biçikleta pa ndonjë arsye apo emergjencë. Një shtetas që nuk zbatoi urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura u ndëshkua me 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për tre muaj.

Edhe katër njësi tregtie nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes 13:00 dhe janë ndëshkuar me masa administrative.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19./noa.al