Transmetuar më 05-04-2020, 14:59

Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Firma të ndryshme po punojnë që të sigurojnë pajisje për punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës.

Një kompani në Nju Jork ka vendosur të ofrojë birrë. Si pjesë e kësaj iniciative të re, fabrika me bazë në Brooklyn ka krijuar një recetë të veçantë duke mbledhur rreth 300 fabrika në nivel global.

Secila po përdor të njëjtën recetë për të shitur birra në mënyrë që të ardhurat të shkojnë për punonjësit e shëndetësisë që po bëjnë të pamundurën për të trajtuar pacientët e infektuar.

Sipas një raporti në Thrillist, çdo fabrikë mund të marrë recetën dhe ta paketojë birrën me një ngjitëse të krijuar nga Stout Collective.

Kjo metodë është krijuar që gjysma e të ardhurave nga shitjet të shkojnë në ndihmë për luftën ndaj koronavirusit, ndërsa pjesa e mbetur të shërbejë për të mbajtur në punë kompanitë që prodhojnë birrë./a.m/noa.al