Transmetuar më 05-04-2020, 16:09

Ish-kryeministri Sali Berisha, shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit dhe artistit të madh shkodran, Gëzim Kruja.

Berisha shkruan se Dielli u shua për për aktorin e humorit por sipas tij Gëzim Kruja “do jetojë përjetë në interpretimet, komeditë dhe veprat e tjera të tij”.

‘Miq, artisti i pavdekshëm, kollosi i skenës, komedisë, satires dhe humorit, Gëzim Kruja mbylli sytë përgjithmonë. Bota e artit, kulturës por dhe mbarë kombi janë sot në dhimbje për artistin, i cili në mijra interpretime në disa dekada me gjeninë e tij krijuese, talentin e tij të rrallë, interpretimin e përsosur, humorin dhe satirën e tij të rrallë solli gëzime, kënaqësi në ekranet, festat, zemrat e shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër. Dielli sot u shua për Gëzim Krujën por ai do jetojë përjetë në interpretimet, komeditë dhe veprat e tjera të tij”, shrkuan Berisha.

Berisha nëpërmjet postimit në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të tij.

“Duke u përulur me nderimin më të veçantë, mirënjohjen më të thelle para Gëzim Krujës dhe veprës së tij, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij dhe lutemi që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha./a.k/noa.al/