Koronavirusi infekton ushtrinë serbe
Transmetuar më 05-04-2020, 17:06

Koronavirusi infekton edhe pjesëtarë të ushtrisë në Serbi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se dhjetëra ushtarë nga Brigada e Parë e Ushtrisë serbe janë infektuar me koronavirus.

Ai tha se këta ishin ushtarët që organizuan karantinën në Moroviç dhe Paliq.

“Kemi shumë ditë të vështira përpara dhe shumë nuk janë të vetëdijshëm për pandeminë,” tha Vuçiç gjatë një vizite në Krnjesevci afër Pazovës.

“Nuk është faji i tyre që ata e gjetën veten në pikën qendrore, por ne i kemi pasur të gjitha pasojat fatale të atyre që erdhën nga Milano e Lugano”, tha Vuçiç./a.k/noa.al/

Loading...