Transmetuar më 05-04-2020, 22:04

Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do të publikoheshin para të hënës, disa masa të reja lehtësuese, përfshirë ndryshimin e orareve të shtetrrethimit dhe të punës, por prej dy ditësh është përfshirë në një heshtje të pazakontë.

Që nga e premtja Rama ka ndalur daljet direkte. Dje, zyra e tij për shyp publikoi në orën 17.00 një videomesazh të regjistruar që nuk dihet kur është përgatitur, ndoshta të premten vonë, pasi Rama pati daljen e fundit direkte tek Zonë e Lirë.

E ndërkohë, as dje dhe as sot nuk ka patur asnjë dalje të drejtpërdrejtë të Ramës përmes ERTV në Facebook, ndryshe nga gjithë këto javë të karantinës ku dilte deri 10 herë në ditë në TV dhe ERTV.

Sigurisht është fundjavë dhe ndoshta Rama mund ti ketë rezervuar vetes pushim, por qytetarët po presin se çfarë do të bëjnë nesër, kur duhet të fillonin oraret e reja sipas Aktit të ri Normativ që Rama paralajmëroi të premten se do të hyjë në fuqi nga e hëna 6 prill.

E nëse Rama mund të ketë probleme shëndetësore, ose mund të ketë udhëtuar drejt Stambollit, asgjë nuk ka zyrtare, ndaj Noa.al kërkoi informacion, por nuk mori një përgjigje nga kryeministria. /noa.al/

Masat që gjysmëlajmëroi pardje Rama

Ja videomesazhi i regjistruar që u publikua dje

🔴 MESAZHI PËR JAVËN E ARDHSHME*Popullit respekt, mirënjohje e mbështetje me mish e me shpirt, nga i pari tek i fundit, për sakrificën e tyre njerëzore, qytetare, atdhetare❤️Të pabindurve sabotatorë "dajakun" e Ligjit të Luftës, se nuk ka shans t'u lëmë fatin e popullit në dorë, për shkeljet e tyre kriminale👊

Publiée par Edi Rama sur Samedi 4 avril 2020