Transmetuar më 05-04-2020, 21:54

Një ngjarje shokuese na vjen nga Franca së fundmi ku mjeku i klubit Stade de Reims, Bernard Gonzalez, kreu vetëvrasje pasi testoi pozitiv për COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga “Le Parisien”, që citon burime zyrtare nga klubi i “Ligue 1”.

Mjeku Gonzalez ishte 60 vjeç dhe kishte punuar në klubin e futbollit për mbi 20 vjet.

Me COVID-19 është infektuar edhe gruaja e të ndjerit.

Ai la një shënim të detajuar pas vetëvrasjes duke sqaruar se i dha fund jetës pasi ishte infektuar me koronavirus.

“Nuk kam fjalë, jam i tronditur”, u shpreh presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot./a.k/noa.al/