Transmetuar më 05-04-2020, 22:05

700 fëmijë nga e gjithë Europa kanë dhënë një mesazh shprese duke kënduar në distancë në këtë periudhë të vështirë, krijuar nga koronavirusi.

700 fëmijët kanë kënduar së bashku nga shtëpitë e tyre këngën "Nessun Dorma".

Buzëqeshjet e tyre flasin shumë, duke reflektuar shpresë dhe pozitivitet.

Videon e ka publikuar ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini.

“Nga kjo sprovë e vështirë do të dalë një gjeneratë më e mirë dhe më e fortë se e jona”, shkruan ai krahas videos.

Më poshtë keni interpretimin e këngës nga fëmijët./a.k/noa.al/