Transmetuar më 05-04-2020, 22:49

Parodistët e Vlorës i kanë dedikuar një këngë situatës në vend që ka shkaktuar përhapja e koronës.

Afrim Agalliu, Artur Dhamo dhe Agron Hamo, përmes ndihmës që ofrojnë rrjetet sociale kanë dhuruar humor edhe përmes këngës që ata kanë shkruar dhe më pas e kanë shoqëruar edhe me muzikë.

“U hap lajmi mori dhënë, një armik po na vjen, e gjithë bota ulërin, ky armik po bën kërdinë! Doli shkurti hyri Marsi në Shqipëri vir-usi plasi, me tragete me avione, mbërriti dhe te ne korona”, janë disa nga vargjet e këngës së parodistëve, të cilët tregojnë.

“Ky nuk është grip, është flamë, çdo gjë që del para e dizinfektojmë”, vijon më tej kënga e tyre.

“E nëse doni që të jetoni, këto këshilla respektojini, të martuar dhe me fëmijë, të rrinë brenda në shtëpi”, është mesazhi i tyre, që bëjnë thirrje dhe për të lidhur besën të gjithë, në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë.

Artur Dhamo dhe Parodistët e Vlorës ,një këngë për Koronavirusin….Duhen pak humor në këto ditë të vështira…Le ta shpërndajmë për të kthyer pak buzëqeshjen 🙂

Publiée par Welcome To Vlora.Al sur Samedi 4 avril 2020