Transmetuar më 05-04-2020, 23:24

Një person në Itali, i infektuar me koronavirus, ka rrëfyer gjendjen e tij për mediat italiane. Kjo është dëshmia e Fausto Russo, instruktor palestre:

“Në mëngjes isha si zakonisht në punë, në qendrën time të fitnesit. Aty rreth mesditës fillova të ndihesha keq, kisha dhimbje kockash dhe fillova të ndjeja nxehtësi. Termometri shënonte 38 gradë. Në ditët në vijim m’u shtua kolla, ndërkohë temperatura zbriste në 37 e gjysëm e më pas ngrihej dhe kisha kriza me marrje fryme.

Të dielën e 8 marsit nuk mund të merrja më frymë. Isha infektuar me Covid-19. Më transferuan në repartin e Sëmundjeve Infektive, ku ndodhem i shtruar pothuajse prej një muaji. Për ditë me radhë kam menduar se nuk do ia dal, si fizikisht, sepse kisha shumë vështirësi në frymëmarrje, ashtu edhe psikologjikisht.

Isha i bindur se mua nuk do më kapte, që ishte një sëmundje që do infektonte vetëm të moshuarit, dhe që kurdo që të isha sëmurur, nuk do më kishte krijuar probleme të mëdha. Kini besim te unë, nuk është kështu. Tani, dëshira ime më e madhe është të dal nga spitali dhe sapo të dal, të rri i mbyllur në shtëpi me gruan time, fëmijët e mi". /a.k/noa.al/