Transmetuar më 06-04-2020, 01:08

Në Francë, e diela shënoi një numër të ulur ndjeshëm të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Zyrtarët raportuan 518 të vdekur ku 357 në spitale publike e të tjerët në azile, si dhe 2.886 të infektuar.

Një ditë më parë ishin deklaruar 1053 të vdekur brenda një dite dhe dita pararendëse 3 prill, u regjistruan 1355 viktima. Total tani janë 8.038 jetë të humbura. Nga këta 2.189 kanë vdekur në azile pleqsh dhe spitale private. Pjesa tjetër në spitalet publike.

Ndjeshëm më i ulët edhe numri i të infektuarve megjithëse janë shtuar testimet. Në 24 orë u identifikuan 2886 të prekur. Në total tani janë 92.839 të infektuar.