Transmetuar më 06-04-2020, 08:15

Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, iu drejtohet sërish qytetarëve me një mesazh të fortë, lidhur me përhapjen e gjerë që po merr ditë pas dite koronavirusi. Ndër të tjera, Kalo jep një mesazh të fortë dhe për politiklën 30-vjeçare në vendin tonë, duke u shprehur se dasitë demon-kraci janë ulëritëse dhe koha postkovidiane detyrimisht që do të duhet të jetë ajo e korigjimeve të pabarazive socio-ekonomiko-politike

“Ku është vetndërgjegjësimi…..” Kukamçefti’ është loja që ne po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas ne vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….

Bashkëkombasit e mi,qëndroni në shtëpi, lexoni, dëgjoni muzikë, gëzojuni pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, gatuani, flisni e flisni me plot dëshirë e pathos për jetën me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj. mbi të gjitha kurrë të mos ju mungojë solidariteti me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive….

Janë nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….Dasitë socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite demon-kraci janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ardhmërisë sonë……nuk ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë plagë “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..

Me durim e besim ne do tia dalim mbanë betejës kundër Covid-19, dhe koha postkovidiane detyrimisht që do të duhet të jetë ajo e korigjimeve të pabarazive socio-ekonomiko-politike, nëse ende ne bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit shqiptar, si dhe atë të mbrothësimit të mëmëdheut tonë të përbashkët!!!”, shkruan Kalo./b.l/noa.al/