Transmetuar më 06-04-2020, 10:14

Nuk ka ende zgjidhje për shqiptarët e bllokuar në tokën neutrale të Shqipërisë dhe Greqisë, në doganën e Kapshticës.

Mësohet se mëngjesin e sotëm në tokë neutrale ndodhen 25 shqiptarë, teksa pjesa tjetër janë kthyer mbrapsht në Greqi.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe pas tre ditësh në tokë neutrale, 176 shqiptarëve iu është dhënë ndihmë shëndetësore në spitalin e Billishtit.

Por pas ndihmës së dhënë, ata janë rikthyer sërish në tokë neutrale.

Bllokimi i tyre vjen pas urdhrit të autoriteteve shqiptare për të mos lejuar të kalojë asnjë këmbësor, i cili nuk është i pajisur me leje nga ambasada shqiptare në Athinë apo nga konsullata e Janinës. /a.y/noa.al