Transmetuar më 06-04-2020, 10:30

Tre makina të parkuara janë shkrumbuar nga zjarri në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”.

Mësohet se ka rënë zjarr tek tre mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M.

Nga shërbimet e zjarrëfikëses u bë e mundur fikja e zjarrit, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Aktualisht hetimet janë në vijim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /a.y/noa.al