Transmetuar më 06-04-2020, 11:20

Janë 377 persona të konfirmuar zyrtarisht si të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, prej tyre 21 viktima dhe 11 të shtruar në gjendje të rëndë në terapi intensive.

Siç raportoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 377 numrin total të të infektuarve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 pacientë të shtruar, ku pesë prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, Sanatoriumi, ndodhen 7 pacientë të shtruar gjithsej, prej tyre 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar. /a.y/noa.al

Nuk rresht vrulli i të infektuarve, shtohen 16 raste të reja/ 11 në terapi intensive

PËRDITËSIM LIVE