Transmetuar më 06-04-2020, 12:10

Spanja regjistroi në 24 orët e fundit 637 viktima, duke shënuar kështu numër më të ulët të vdekjeve në një ditë, që nga 24 marsi.

Në total numri i të vdekurve ka shkuar në 13.055.

Sakaq në total të infektuar janë 135.032, prej tyre rreth 60 mijë të shtruar në spital.

Kreu i qeverisë, Pedro Sánchez, po mendon tashmë për të ndryshuar masat pas reduktimit të lehtë të të infektuarve.

Sánchez mbajti këtë të diel një video-konferencë me drejtuesit e rajoneve, të cilëve iu shpjegoi pjesë nga plani që do të vërë në zbatim.

Ndërkohë janë shpërndarë 1 milion teste, për të testuar popullsinë, teksa po bëhet blerja e 5 milionë testeve të reja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE