Transmetuar më 06-04-2020, 12:21

Një person i cili mbante armë të kalibrit të rëndë ka përfunduar në prangat e policisë.

Pas informacioneve të marra nga fqinjët e të dyshuarit, policia u hodh në veprim.

Kështu u bë arrestimi i E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kallashnikov, një “Shotgun” dhe municion luftarak.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /a.y/noa.al