Transmetuar më 06-04-2020, 12:59

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish sot përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me situatën e krijuar në vend nga COVID-19.

Basha përsërit thirrjen për qeverinë ndërsa thekson se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”, shkruan Basha./b.l/noa.al/