Transmetuar më 06-04-2020, 13:55

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live që po mban në rrjetet sociale, ku po flet për masat e reja ka bërë me dije se janë shpërndarë sot dhe nesër i marrin në dorë 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që janë mbyllur nga qeveria gjatë kohës së koronavirusit.

“Dua të vë theksin tek fakti që sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot, dhe në fund të javës do të kalojnë të tjera, mbi 60 mijë paga lufte. Aplikimet bëhen në faqen online tek drejtoria e tatimeve, ku pas verifikimeve bëhen miratimet. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t’i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me ndihmën ekonomike ai tha se:"Po riorganizojmë atë pjesë që janë me kushte specifike, brenda kategorive të ndihmës ekonomike për ti dhënë ndihma ushqimore. Nuk do të lëmë as ata që janë në çadra dhe askënd që është realisht në nevojë, por ama në nevojë sot është dhe qeveria shqiptare për të përballuar dallgët e mëdha që solli kjo luftë duke kërcënuar qëndrueshmërinë e shtëpisë tonë. Ne do e përballojmë të jeni të sigurtë.

Më herët Rama publikoi dhe projeksionet e hartuara nga ministria e Shëndetësisë, ku theksoi se nëse nuk do të ishin marrë masat sot të të kishte 3008 persona të infektuar dhe 286 viktima.

“Sot do të kishim 3008 të infektuar me projeksonin maksimal, në atë mesatar do të ishim 600, sot kemi më pak. Ky është rezultata i masave. Nëse nuk d t’i kishim marrë do kishim 286 të vdekur, me projeksonin mesatar 40”, tha Rama./b.l/noa.al/