Transmetuar më 06-04-2020, 14:09

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit live ka sjellë në vëmendje edhe qytetin e Shkodrës, duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra, pasi sipas tij ky qytet po kthehet në një bombë me sahat.

Ai ka deklaruar se qeveria do të mbështesë të gjithë qytetarët në nevojë, pensionistët e vetmuar, ndonëse për këtë thotë se nuk ka pasur një bashkëpunim nga autoritete vendore.

"Apel banorëve të Shkodrës, bëni kujdes maksimal sepse mosrespektimi i rregullave dhe shpërfillja e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat.

Do bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën, edhe pse ende nuk e kemi pasur angazhimin e plotë dhe mirëkuptimin nga strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt dhe respektimi i masave nga vetë banorët.

Do ndjekin protokollet për shkëputjen e zinxhirit të transmetimit. Situata është delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë tjetër është fakti se kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm dhe shumë inkurajues", tha Rama./b.l/noa.al/

Rama: Shpërndahen 9500 pagat e para të luftës për bizneset e mbyllura

Rregullat e reja! Kush lejohet të lëvizë me makinë, orari i ri për pazar