Transmetuar më 06-04-2020, 15:58

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, 41vjeç, është futur në regjistrin e mjekëve të turnit gjatë kësaj jave.

Kështu kreu i qeverisë me profesion mjek, i bashkohet vijës së parë të betejës, në luftën kundër koronavirusit.

Varadkar, i diplomuar në Trinity College të Dublinit, ka punuar si mjek për shtatë vite, para se ti hynte karrierës politike.

Ai u shkëput nga profesioni në vitin 2013, për tu rikthyer këto ditë.

Shërbimi shëndetësor irlandez, bëri apel muajin e kaluar për profesionistët jashtë detyrës aktive, që të kontribuonin për përballimin e krizës.

Rreth 50 mjekë iu përgjigjën thirrjes, mes tyre edhe Kryeministri.

Në Irlandë, deri më tani, numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 4994, mes tyre 158 viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE