Transmetuar më 06-04-2020, 16:23

Elbasani bëhet shembull në luftën kundër koronavirusit, pasi në rrugët e këtij qyteti janë vendosur sinjalizime ngjashëm me vijat e bardha dhe semaforët, të cilat duhen respektuar.

Pikat e verdha që shikoni në fotografi do të bëhen si vijat e bardha apo si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë bashkë me masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

Kjo pasi me situatën e koronavirusit sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin.

Kësisoj deri në momentin e rikthimit në normalitet, apelohet respektimi i rregullave të reja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE