Transmetuar më 06-04-2020, 17:29

Trajneri i skuadrës Manchester City, Pep Guardiola ka humbur personin e dashur nga koronavirusi.

Dolors Sala Carrio ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Barcelonë pasi u infektua me sëmundjen Covid-19.

Lajmin e hidhur e konfirmoi media britanike BBC. Kujtojmë se muajin e kaluar, Guardiola dhuroi 1 milionë euro për të ndihmuar në luftën e koronavirusit.

Paratë do të përdoren për pajisje mjekësore dhe masa mbrojtëse për stafin që po trajton pacientët e sëmurë.

Spanja mbetet vendi i dytë në Europë me numrin më të lartë të viktimave, të cilat deri tani kanë arritur në shifrën 13,055. Ndërsa të infektuar janë 135,032, nga të cilët 40,437 persona janë shëruar plotësisht./a.m/noa.al