Transmetuar më 06-04-2020, 17:50

Shkon në 79 numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi, të cilët nuk ju kanë mbijetuar dot komplikimeve të virusit të rrezikshëm.

Mes viktimave 56 janë meshkuj dhe 23 femra.

Ndërkohë në total numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 1755.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 20 raste të reja të të infektuarve të konfirmuar.

Duke raportuar mbi shifrat e të prekurve profesori i sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras tha se deri më tani janë kryer 26 mijë teste tek të dyshuarit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE