Transmetuar më 06-04-2020, 19:46

Numri i personave të infektuarve me COVID-19 në rang global shkoi javën e kaluar në 1 milion dhe ky numër vazhdon të rritet me hapa alarmantë duke iu afruar në pak ditë tani tek 1.5 milionë njerëz. Megjithatë, jo të gjitha rastet kanë shfaqur të njëjtat simptoma dhe arsyeja për këtë mbetet ende mister.

Ekzistojnë disa tregues në lidhje me faktorët që ndikojnë seriozitetin e sëmundjes. Ndërkohë që simptomat më të shfaqura janë temperatura, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje, ekzistojnë edhe raporte të shumta sipas të cilave pacientët e infektuar me koronavirus kanë edhe simptoma që nuk kanë lidhje me sistemin e frymëmarrjes.

Por ka edhe të tjerë që kanë rezultuar pozitiv, por shfaqin simptoma të pakta ose janë asimptomatikë. Atëherë, cila është arsyeja që koronavirusi ka ndikim të ndryshëm te persona të ndryshëm?

“Ka shumë faktorë që bëjnë që trupi të reagojnë ndaj patogjeneve. Për sa i përket koronavirusit, dy nga faktorët më të rëndësishëm janë mosha dhe gjendje shëndetësore. Faktori moshë është mjaft i qartë. Mënyra se si trupi reagon ndaj infeksioneve ndryshon me kalimin e moshës”, thotë specialistja Kethrin Jakobsen për faqen e njohur Kethrin Jakobsen (Kathryn Jacobsen).

Ndërkohë, faktorë të tjerë siç është edhe prania e sëmundjeve të tjera në trup bëjnë që efekti i këtij virusi të ndryshojë nga një person në tjetrin. /e.i/noa.al/