Transmetuar më 07-04-2020, 05:32

Edhe 15 persona të tjerë kanë fituar betejën me koronavirusin duke shënuar një tjetër lajm të mirë në këtë situatë.

Po ashtu raportohet se asnjë person gjatë ditës së djeshme nuk është futur në terapi intensive apo intubim deri vonë në mbrëmje.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 131 mes të cilëve edhe mjekë e infermierë.

Nga të dhënat e deridjeshme janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.