Transmetuar më 07-04-2020, 12:21

Koronavirusi nuk ndal vrullin e viktimave në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 743 të vdekur të tjerë.

Sakaq në orët e fundit numri i të infektuarve të rinj është shtuar me 3835 persona.

Në total janë 140.510 raste pozitiv me Covid-19 dhe bilanci total i viktimave shkon në 13.798 .

Ndërkohë janë 7069 pacientë që po marrin trajtim intensiv.

Por pavarësisht numrit dramatik të të vdekurve, hapet një dritë shprese, pasi autoritetet shëndetësore thonë se në raport me javën e kaluar, numri i vdekjeve ka rënë disi, edhe pse vëmendja nuk mund të ulet.

Spanja renditet e dyta pas Italisë për numrin e viktimave, e cila numëron 16.523, ndërsa në vendin e tretë renditen SHBA me 10.943 të vdekur. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE