Transmetuar më 07-04-2020, 12:59

Shkon në 41 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me koronavirus, në Shqipëri.

Kjo shifër u komunikua nga përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila konfirmoi rastet e bluzave të bardha të prekur mes 383 të infektuarve.

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino deklaroi se “Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, janë kryesisht vatra familjare, nuk janë transmetime të gjëra komunitare. Tirana ka pasur numrin më të lartë të bluzave të prekura me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se përveç Tiranës, ka pasur mjek të konfirmuar pozitiv me koronavirus edhe në Durrës, Korçë dhe Lushnje, me nga një rast secilit”.

Po ashtu konfirmoi se mes të prekurve ka pasur edhe gra shtatzëna.

“Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, deklaroi Bino. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE