Transmetuar më 07-04-2020, 13:10

Organizata Botërore e Shëndetësisë ftoi ditën e sotme të gjithë shtetet që të mos heqin shumë shpejtë masat e sigurisë ndaj popullsisë, pasi në të kundërt rrezikohet përhapja e infeksionit të koronavirusit.

“Njëri nga elementët më të rëndësishëm është që të mos hiqen shumë shpejt masat e sigurisë, për të mos pasur një pikiatë. Është njëlloj si kur je sëmurë. Nëse ngrihesh nga krevati shumë shpejt dhe nis të vraposh, rrezikon që të rrëzohesh dhe të komplikosh situatën”, deklaroi zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier.

Po ashtu OBSH sugjeron nëpërmjet një dokumenti për udhëzimet, se përdorimi i maskave nga ana e personave të shëndetshëm në ambient dhe në komunitet, nuk bazohet në prova shkencore, madje sjell pasiguri dhe rreziqe.

Nënvizohet se deri më tani nuk ka prova, sipas të cilave përdorimi i maskave, ndalon infeksionin, por këshillohet higjienë maksimale. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE