Transmetuar më 07-04-2020, 14:12

Për të luftuar koronavirusin dhe kapërcyer emergjencën në Europë është e rëndësishme të bëhet një sforco e përbashkët. Në këtë sforcim, teknologjia mund të japë një ndihmë të madhe.

Në këtë drejtim mund të vijë në ndihmë zhvillimi i një aplikacioni global nën drejtimin e Bashkimit Europian për të luftuar pandeminë e Covid-19, por duke respektuar privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Ky apel u dha nga zyrtari i BE për mbrojtjen e të dhënave (Edps), Wojciech Wiewiórowski.

Ai deklaroi se “Gjurmimi është i domosdoshëm për identifikimin e shërbimeve telefonike dhe sinjaleve të Bluetooth, për të garantuar mbrojtjen, por edhe privatësinë e përdoruesve”.

Aktualisht ka aplikacione në fazë zhvillimi, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e pandemisë, por disa prej tyre nuk janë të plotë, shkruan noa.al.

Një aplikacion për smartphone në Poloni, përfshin njerëzit që bëjnë fotografi selfie, për të lokalizuar pozicionin e saktë. Kësisoj urdhërohet karantinë e detyrueshme për të infektuarit. Në Kinë, ka një aplikacion i cili klasifikon njerëzit në bazë të rrezikut të infektimit dhe ndan informacione me autoritetet.

Ndërsa në Europë është në fazë zhvillimi një aplikacion i cili analizon sinjalet Bluetooth në celular, për të treguar njerëzit e infektuar dhe afërsinë me ta, por regjistrimi nuk është me detyrim. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE