Transmetuar më 07-04-2020, 15:04

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë tek rruga e re e Yzberishtit që të nxjerr në Astir.

Pamjet tregojnë për një makinë të tipit ‘Smart’ e cila është përmbysur dhe në rrugë duken ende gjurmët e gjakut.

Raportohet se i lënduar ka mbetur vetëm shoferi i automjetit tip Smart. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka lënduar vetëm dorën.