Transmetuar më 07-04-2020, 15:34

Rëndohet bilanci i viktimave prej koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja, duke çuar në 26 numrin total të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut deklaroi se katër pacientë me koronavirus gjetën vdekjen Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, një 52-vjeçar nga Kumanova, një pacient 65 vjeç nga Labunishta-Strugë, një grua 62-vjeçare nga fshati Çellopek i Tetovës dhe një grua 81-vjeçare nga Shtipi.

Ndërkohë viktima e pestë është një 53-vjeçar, i cili gjeti vdekjen në shtëpinë e tij në Kumanovë.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 29 raste të reja me koronavirus 15 në Shkup, 7 në Kumanovë, 1 në Prilep dhe nga 3 në Strugë dhe Koçani.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 599 mes tyre, 12 punonjës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE